Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pranon “Medaljen për Shërbim të Shquar”

Aktuale

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pranon “Medaljen për Shërbim të Shquar”

Më: 7 mars 2024 Në ora: 00:22
Armend Mehaj dhe Ejup Maqedonci

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri aktual, Ejup Maqedonci.

Ky nderim ka ndodhur në përvjetorin e ditëve më të lavdishme të historisë kombëtare, “Epopesë së UÇK-së”.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, u shpreh falënderues për këtë nderim:

“Kjo medalje, më bën të kujtoj me krenari, zbarkimin e parë historik, në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të ushtarëve të FSK-së, përkrah Ushtrisë Amerikane. Bashkëzbarkimin e parë përkrah ushtrisë Britanike, ndihmën për Turqinë me rastin e termetit. Krijimin me ligje forcave speciale te FSK-së, futjen e edukatës së sigurisë për rininë tonë.

Rritjen e jashtëzakonshme të buxhetit të FSK-së deri ne 2% të GDP-së, avancimin e politikave të mbrojtjes si dhe kornizës ligjore për mbrojtje dhe siguri, blerjet ushtarake ,marrëveshjet shtet me shtet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes, përmes fuqizimit të aleancave dhe partneritetit me shtetet e NATO-s”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat