​Betohet komisionerja parlamentare për FSK-në

Aktuale

​Betohet komisionerja parlamentare për FSK-në

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:56
Remzie Zeqiraj

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës është betuar komisionerja parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqiraj.

Gjatë betimit, ajo tha se do i kryejë me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që i ka të përcaktuara me ligj.

Zeqiraj: Betohem soleminisht se do i kryej me besnikëri funksionet

“Betohem solemnisht se do i kryejë me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar me ligj. Se do t’i mbrojë dhe avancojë respektimin e të drejta dhe lirive të njeriut për rektrutët, kadetët dhe ushtarakët e FKS-së”, tha ajo gjatë betimit.

Pas betimit, ajo ka nënshkruar edhe tekstin e betimit.

Remzie Zeqiraj është zgjedhur komisionere parlamentare për FSK-në me datën 14 shkurt të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat