Bislimi takohet me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

Bislimi takohet me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:26
Carin Lobbezoo dhe Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim sot gjatë ditës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se palët biseduan mbi thellimin e fuqizimin e bashkëpunimit, si vende mike e partnere, në fusha e sektorë me interes të përbashkët, si dhe mundësitë për shkëmbimet e përvojave.

“Më tej, fokus i bisedës ishte dhe rrugëtimi drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si aspiratë, vizion, por edhe si përkushtim e angazhim i vazhdueshëm, përmes punës rreth agjendës evropiane, përmbushjes së reformave dhe arritjes së standardeve evropiane, në kuadër të së cilës u diskutua mbi Planin e Rritjes dhe përgatitjet e vendit tonë në përputhje me këtë instrument, si dhe u cek më tej dhe rrugëtimi i Kosovës drejt Këshillit të Evropës”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu, bëhet e ditur se zëvendëskryeministri e informoi ambasadoren dhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme e të vazhdueshme të Holandës ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën e pikëpamjet e shkëmbyera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat