“Mos i zbatoni vendimet e Millosheviçit në Kosovës - rasti i Deçanit do të jetë precedent i rrezikshëm”

Aktuale

“Mos i zbatoni vendimet e Millosheviçit në Kosovës - rasti i Deçanit do të jetë precedent i rrezikshëm”

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:56
Manastiri i Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me rritjen e presionit për zbatimin e akt gjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosova sa i takon pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, prona këto që me vendimet e kohës së Millosheviçit i janë dhuruar Manastirit të Deçanit, e që për fat të keq këto vendimi i ka shpallur si valide në Kosovë Gjykata Kushtetuese me akt gjykimin e saj të majit të viti 2016, duke i shpallur si res judicata dy akt gjykimet e shkallës së para të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës nr.scc.-08-0226 dhe nr.scc.-08-0227 të cilat bazën e kanë në vendimet e kohës së Millisheviçit.

"Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i bene thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, Agjencisë Kadastrale të Kosovës si dhe Komunës së Deçanit, që të mos e zbatojnë akt gjykimin e kushtetueses për pronat në Deçan, sepse ai dokument do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe si i tillë do të shndërrohet në normë juridike e ku Kosova do të has probleme edhe me rastin e Kishës në pronën e Universitetit të Prishtinës e ndërtuar në vitet ’90 të shekulli XX, si dhe me shumë prona të tjera gjithandej Kosovës në të cilat regjimi i Millosheviçit i ka ndërtuar me dhjetëra kisha e manastire politike gjatë viteve 1990-1999.

Ne, dënojmë çdo tentim për të arsyetuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës sa i takon nxjerrjes së akt gjykimit në maj të 2016. Akt gjykimi i kushtetueses bazën e ka në dy akt gjykimet e shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, akt gjykime këto që bazën e tyre e kanë në një vendim të vitit 1993 dhe vitit 1997 të cilët i ka nxjerr regjimi i Millosheviçit", thuhet në njoftim.

"Me akt gjykimin e saj Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016, i ka legalizuar vendimet e Millosheviçit në Kosovë dhe si i tillë ky akt gjykimi i formës së prerë duhet të refuzohet që të zbatohet. Çdo zbatim i tij do të jetë fatal për Kosovën dhe rendin tonë juridik e kushtetuese të krijuar pas shkurtit të vitit 2008 dhe do të jete precedent i rrezikshëm me përmasa të pariparueshme.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i siguron qytetarët e Kosovës së tentimi për të arsyetuar gjykatëset shqiptare që kanë dhëne mendimin pro këtij akt gjykimi është tentimi i kotë sepse fajtore kryesore për këtë situate në Kosovë janë znj.Arta Rama-Hajrizi e znj.Gresa Caka-Nimani, të cilat në kolegjin e gjykatësve të kushtetuese kanë qenë pro akt gjykimit. Andaj, znj.Gresa Caka-Nimani, do të ishte e udhës që të jap dorëheqje nga detyra në krye të kushtetueses sepse ajo i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës dhe rendit kushtetuese të Republikës sonë.

E ri përsërisim edhe një here qëndrimin tonë, që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” duhet të shpallen pasur (asete) kombëtar të Kosovës dhe si të tilla të futen në kuadër të Fondit Sovran të Kosovës. Ketë hap duhet ta ndërmarr sa me parë Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës", shtohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat