“Baroni i drogës” që u arrestua në Kosovë sot ekstradohet drejt Shqipërisë

Aktuale

“Baroni i drogës” që u arrestua në Kosovë sot ekstradohet drejt Shqipërisë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 13:26
Gëzim Çela

Gëzim Çela, i cili njihet si “baroni i drogës”, i arrestuar në dhjetor të vitit 2023 në Kosovë, pritet të ekstradohet të enjten drejt Shqipërisë, raporton “Euronews”.

Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal. Ai ka dhënë pëlqimin që ta vuajë dënimin në Shqipëri.

Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrpusionit (SPAK) në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.

Para arrestimit, Çela ishte strehuar nga një shqiptar i Kosovës në një fshat të Vitisë.

Çela, që ka pasur bazën në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”.

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë-Kuqe për trafik droge. Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës.

Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat