Kalon Projektligji për sportin, por jo marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale

Kalon Projektligji për sportin, por jo marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka kaluar Projektligji për sportin, për të cilin kanë votuar 61 deputetë. Në këtë seancë ka kaluar edhe Projektligji për tekste shkollore me 62 vota për dhe një abstenim, por jo edhe projektligjet për marrëveshjet ndërkombëtare, për mungesë të kuorumit.

Për këto projektligje kanë votuar 76 deputetë përshirë edhe deputetët e AAK-së, ndërsa 4 deputetë nuk kanë marrë pjesë në Kuvend. Në rend dite ishin edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat u bartën për seancat e radhës.

Tutje me 62 vota për, një kundër dhe një abstenim u votua formimi i një komisioni hetimor parlamentar, lidhur me menaxhimin e punës të anëtarëve të jashtëm dhe zyrtarëve në  Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga i cili kërkohet që të veproj në përputhje me ligjin për hetime parlamentare dhe Kuvendit t’ia paraqes raportin përfundimtar në afatin prej  gjashte muajve nga dita e themelimit.

Murati: Masa për mbështetjen e fëmijëve po zbatohet

Deputeti Pal Lekaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Murati, se pse Qeveria nuk ka arritur ta realizojë premtimin për rimbursimin e familjeve për fëmijë në bazë të të ardhurave.

Ministri Murati tha se masa për mbështetjen e fëmijëve është duke u zbatuar qysh ka fundi i vitit të kaluar.

“Të gjithë ata fëmijë që janë në skemën e shtesave për fëmijë apo familjet që marrin shtesat për fëmijë kanë përfituar nga rimbursimi i përllogaritur i TVSH-së së një shporte minimale për secilin prej fëmijëve”, tha Murati.

Ai tha se fillimisht ka qenë shuma e njëjtë për të gjithë fëmijët në vlerë prej 100 eurove, e pastaj gjatë viteve të ardhshme do të rafinohet sistemi.

Tutje Lekaj pyeti edhe ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, segmentin e rrugës Dollc-Gjakovë, kohën se kur do të përfundojë së rregulluari, sepse, sipas Lekajt, është bërë e rrezikshme qarkullimi nëpër atë rrugë.

E ministri Aliu tha se në atë segment rrugor kanë dalë probleme të shumta me infrastrukturë nëntokësore, duke theksuar se problemi kryesor në atë rrugë është shpronësimi. “Qoftë në fazën e projektimit nuk ka pasur kontroll të cilësisë, në nënshkrimin e kontratave nuk ka pas vëmendje të qarte mbi këto detaje që kanë të bëjnë me projektimin”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat