Avokati i familjes se Artila Kamerit: Familja dyshon se ky person ka gisht në vdekjen e saj

Aktuale

Avokati i familjes se Artila Kamerit: Familja dyshon se ky person ka gisht në vdekjen e saj

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:27
Artila Kameri

Avokati i familjes se Artila Kamerit, Meshari Selimaj, ka thënë se akoma nuk e ka raportin e autopsisë së trupit të viktimës që ra nga një hotel muaj më parë.

Ai në Kosova Today ka thënë se familja dyshon se personi me të cilin ishte Artila ka gisht në vdekjen e saj.

“Deri më tani nuk është zbardhur asnjë lloj raporti mbi trupin e të ndjerës Artila, tashmë po bëhen tre apo katër muaj prej kur ka ndodhur rasti”.

“Familjarët e saj presin me padurim se sa shpejtë do të ndërmerren veprimet hetimore prej organeve të përfshira në rast”.

“Dyshimet sipas familjes bien mbi personin që ka qenë në shoqërim të vajzës së tyre, si rast dhe si rrethanë është shumë e komplikuar, pretendohet se në dhomë kanë qenë vetëm ata të dy”, ka thënë Selimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat