Elshani: Gjithsej 55 zolla janë konfiskuar që nga sulmi terrorist në Banjskë

Aktuale

Elshani: Gjithsej 55 zolla janë konfiskuar që nga sulmi terrorist në Banjskë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 17:25
Veton Elshani

Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, lidhur me bastisjet në dy barnatore në veri të vendit, ka thënë se bastisja nq Zveçan tanimë ka mbaruar, ndërsa ajo në Mitrovicën Veriore është duke vazhduar ende.

Elshani ka thënë se janë duke asistuar në këto bastisje.

Ndërsa për pesë zollat e gjetura afër Manastirit të Banjskës, ai ka thënë se ato janë pjesë e sulmit terrorist të 24 shtatorit. “Nuk mund të jap detaje, rasti është pjesë e hetimeve”, ka thënë ai.

“Shtatë ose tetë i kanë gjuajtur, 50 i patëm konfiskuar, edhe pesë këto bëhen gjithsej 55 që i kemi konfiskuar, është një numër i madh që i kemi konfiskuar gjatë operacionit të Banjskës, të cilat janë shumë të rrezikshme”, ka thënë tutje ai.

Elshani ka shtuar se Policia e Kosovës është e  pranishme në veriun e vendit dhe se nuk kanë ndonjë problem.

“Policia e Kosovës është në çdo cep të Kosovës, specifikisht në veri të vendit, kjo për ne është e rëndësishme që të mos kemi ndonjë ndalesë, ndonjë zonë që s’mund të hyjmë, banesë që s’mund të kontrollojmë ose shërbim që s’mund të ofrojmë,…këto probleme nuk i kemi”, ka shtuar tutje Elshani.

Tutje, ai ka theksuar nevojën që institucionet e vendit të jenë më të pranishme në këto komuna, duke përfshirë këtu edhe ARBK-në për regjistrimin e bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat