Detaje nga aksioni i Doganës dhe Policisë në veri

Aktuale

Detaje nga aksioni i Doganës dhe Policisë në veri

Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është njëra nga barnatoret më të frekuentuara në Mitrovicën e Veriut.

Mirëpo gjatë së enjtes pikërisht në këtë farmaci, Dogana e Kosovës në asistencë me Policinë ka kryer aksion kundër barnave të kontrabanduara në veri.

Aty dyshohet për kontrabandë me barna dhe materiale mjekësore.

Aksioni vazhdoi edhe në dy barnatore të tjera në komunat e Zveçanit dhe Zubin Putokut me ç’rast u konfiskua një sasi e madhe e barnave.
Këto informacione Dogana dhe Policia i kishin siguruar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

“Këtë informatë për dyshimet për barna të kontrabanduara Dogana dhe Policia e kanë pranuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës”, thuhet nga Dogana.

Në vendngjarje ishin edhe pjesëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë EULEX.

Duke i komentuar, aksionet e fundit, eksperti i çështjeve të sigurisë, Arben Deshevci, vlerëson se në veriun e vendit është krijuar një realitet i ri dhe se ka tani një bashkëpunim më të mirë mes qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

Tutje, Deshevci thotë se shumë mësime u nxorën pas 24 shtatorit, kur u sulmua policia e Kosovës, dhe si rrjedhojë tani ka kujdes më të shtuar.

Këtë aksion të policisë kundër barnave kontrabanduara në veri e ka kundërshtuar Lista Serbe, e cila e vlerëson si veprim anti-serb të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat