Sherifi: Ka buxhet për rritje të pagave, ashtu siç po ka për “lëmosha”

Aktuale

Sherifi: Ka buxhet për rritje të pagave, ashtu siç po ka për “lëmosha”

Më: 7 mars 2024 Në ora: 23:17
Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të krijojë mekanizma, në mënyrë që të rinjtë të mbajnë vendet e tyre të punës.

Ai tha se në Kosovë ka buxhet për rritje të pagave, ashtu siç po ka për subvencionet që po i shpërndan Qeveria e Kosovës.

“Shteti dhe Qeveria e Kosovës duhet të përshtaten me rrethanat e reja dhe të ndërhyjë në mënyrë që ta bëjë atraktive qëndrimin në Kosovë dhe mbajtjen e vendeve të punës. Me paga të mira. Ka paga të mira. Ka pare në Kosovë, qysh ka me shpërnda ‘lëmosha’ – ka pare edhe për paga”, tha ai.

Sherifi tha se të rinjtë në Kosovë duhet të motivohen të punojnë e jo të qëndrojnë në asistencë sociale.

“Skema sociale duhet të ngritët, jo herë pas here, një herë – dy herë në vit me nda pare nga buxheti edhe me i shpërnda. Gabim është ajo. Rrite pensionin e jo si ‘baba që ia merr pagat djemve dhe në fund të vitit ose një herë në vit ia jep kapak. Gabim është kjo. Pensionisti le ta din sa e ka rritjen, le ta dinë sa ka ndihma sociale. Të rinjtë duhet të motivohen të punojnë, jo të qëndrojnë në asistencë sociale”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat