Ibishi: Situata në Banjskë mund të përsëritet, ja disa arsye

Aktuale

Ibishi: Situata në Banjskë mund të përsëritet, ja disa arsye

Më: 8 mars 2024 Në ora: 09:31
Nuredin Ibishi.

Situatën më të rrezikshme e sheh në Bosnjë sesa në Banjskë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ibishi tha se mundësitë për tensionim në atë pjesë të veriut janë ende.

Pasi sipas tij, Serbia vazhdon me provokime.

“Situata në Bansjkë mundët të përsëritët, rreziqet dhe kërcënimet janë akoma. Serbia po vazhdon të bëjë tensione të vazhdueshme dhe provokime të qëllimshme për të tensionuar situatën. Por rreziku më i madh është në Bosnjë nëse flasim për Ballkan pastaj në Kosovë”, theksoi Ibishi.

Ibishi ka kërkuar nga institucionet e sigurisë gatishmëri në çdo moment.

Ai thotë se Kosova duhet të bashkëpunoj çdo herë për parandalimin e rastit si në Bansjkë.

“Institucionet çdo herë duhet të jenë në gatishmëri me kontrolle kufitare dhe gjithandej dhe çdo herë në bashkëpunim me prezent ndërkombëtarë të sigurisë me EULEX dhe KFOR. Bashkëpunimi i përhershëm me ta do të funksionoj çdo herë për parandalimin e rastit si në Banjskë. Serbët janë gjithmonë gati për ta tensionuar situatën”, tha Ibishi.

Gazeta gjermane shkroi edhe rreth agresionit serb në Banjskë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Beogradi vendosi ushtrinë e tij në kufi. Prishtina e konsideroi këtë si një përpjekje për të aneksuar pjesë të Kosovës. Serbia edhe sot nuk e njeh Kosovën. Ekspertët besojnë se është e pamundur që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të mos ketë ditur asgjë për ngjarjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat