7 vjet pas vrasjes së Aulon Zekës, rrëfimi rrëqethës i nënës së tij: Kurrë nuk kemi ua falë!

Aktuale

7 vjet pas vrasjes së Aulon Zekës, rrëfimi rrëqethës i nënës së tij: Kurrë nuk kemi ua falë!

Më: 9 mars 2024 Në ora: 12:42
Nëna e Aulon Zekës, Mevlude Zeka

Nëna e Aulon Zekës i cili u vra me katër plumba në shtator të vitit 2017 është rrëfyer për kalvarin e gjatë të rigjykimeve në një intervistë për emisionin “Kosova Today“.

Mevlude Zeka është shprehur e pakënaqur për shkallën e dënimeve që gjykata i ka dhënë të miturve të përfshirë në këtë proces.

Zeka ka treguar se ende ka përpjekje nga familja e dorasit që t’iu falet veprimi i bërë.

“Po na çojnë njerëz me ua falë. Qysh me ua falë kur as nuk ka treguar për çka. Nuk ka pasur kurrfarë motivi“, u shpreh ajo.

E pyetur nga moderatorja Jehona Bajrami mbi kërkim faljen, Zeka u përgjigj shkurt.

“Kurrë“, deklaroi nëna e të ndjerit Aulon Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat