Ndryshon situata në Llugë të Podujevës, një pjesë e xhematit tani në përkrahje të imamit të zgjedhur nga BIK-u

Aktuale

Ndryshon situata në Llugë të Podujevës, një pjesë e xhematit tani në përkrahje të imamit të zgjedhur nga BIK-u

Më: 9 mars 2024 Në ora: 13:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë ndodhi dje në fshatin Llugë të Podujevës.

Një pjesë e xhematit të xhamisë së fshatit mbeti pa e falur namazin e xhumasë pasi që imami i ri, Zymer Konushevci nuk e hapi xhaminë me arsyetimin se BIK-ut nuk ia dha lejen për ta përuruar xhaminë e re.

Banorët kanë kërkuar që ata të përfaqësohen nga hoxha, Bahri Curri.

Mirëpo, ndryshe ndodhi ditën e sotme. Një grup tjetër i xhematit, përkrahës të vendimit të BIK-ut  në zgjedhjen e  Zymer Konushevcit si  imam te xhamisë së fshtatit Llugë.

Më poshtë disa foto të përkrahësve  të imamit të zgjedhur nga Bashkësisë Islame të Kosovës.

Image
Foto nga vendngjarja
Image
Foto nga vendngjarja
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat