Ambasadori amerikan uron Ramazanin: Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati

Aktuale

Ambasadori amerikan uron Ramazanin: Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:04
Besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe ata në Kosovë nesër do të nisin muajin e shenjtë të Ramazanit,

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në “X”, ambasadori amerikan ka uruar që ky muaj të sjellë dritë, paqe dhe begati.

“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar Hovenier.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe ata në Kosovë nesër do të nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, ku për 30 ditë ata do të agjërojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat