“Regjistrim i popullsisë edhe në veri”, analisti: Qeveria ka ndërmarrë këto veprime për rivendosjen e rendit dhe të ligjit

Aktuale

“Regjistrim i popullsisë edhe në veri”, analisti: Qeveria ka ndërmarrë këto veprime për rivendosjen e rendit dhe të ligjit

Nga: A.SH Më: 10 mars 2024 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka thënë se regjistrimi i popullsisë do të bëhet nga data 5 prill deri më 17 maj të këtij viti.

“Fushata sensibilizuese preferohet të bëhet vetëm disa javë para regjistrimit të popullsisë. Na kanë mbetur vetëm 27 ditë nga regjistrimi i popullsisë. E kemi zënë trenin e fundit të vitit 2024, pasi ishte dhe pandemia. Sivjet janë tri shtete në botë që do të shkojnë në regjistrim të popullsisë, Gjeorgjia, Moldova dhe Kosova. Shtetet tjera e kanë bërë dhe disa nuk e kanë bërë siç është Bosnja e Hercegovina, pasi ka sfida. ASK-ja është e gatshme që të shkojë në regjistrim të popullsisë”, ka thënë ai.

Analisti Gani Qarri ka thënë se Qeveria ka ndërmarrë hapa për rivendosjen e rendit dhe ligjit ne veri, andaj ai përmend disa nga veprimet që i ka ndërmarr siç janë ndalimi i organizatave terroriste serbe "brigada e veriut", etj.

“Procesi i regjistrim të popullsisë së Kosovës edhe në veri, pas shtrirjes së sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, ndalimi i organizatave terroriste serbe "brigada e veriut" e "mbrojtja civile", si dhe përndjekja dhe dëbimi i bandave kriminale serbe, jashtë territorit të Kosovës, do të jetë treguesi më i mirë për rezultatet pozitive që kanë treguar masat e ndërmarra nga Qeveria, për rivendosjen e rendit dhe të ligjit edhe në këtë pjesë të territorit të vendit tone”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat