​Ambasadorja Tamar Ziv uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazanit

Aktuale

​Ambasadorja Tamar Ziv uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazanit

Më: 10 mars 2024 Në ora: 16:29
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimane në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Urimet e mia më të ngrohta për të gjithë miqtë në Izrael, Kosovë dhe në mbarë botën në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramadan Kareem, Gëzuar Ramazanin!, Ramazan Sherif mubarek olsun!, Bahtalo Ramazano!”, ka shkruar ambasadorja Ziv në urimin e saj në rrjetin shoqëror X.

Ramazani, i cili fillon nesër, është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve intime, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat