Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, më së shumti nga Shqipëria, Zvicra dhe Gjermania

Aktuale

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, më së shumti nga Shqipëria, Zvicra dhe Gjermania

Më: 11 mars 2024 Në ora: 18:01
Prishtina

Në janar numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 77 mijë e 295, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia.

Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën, është rritur nga viti në vit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në janar të këtij viti, kishte më shumë vizitorë në hotele se sa një vit më parë.

“Në janar 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 mijë e 295, prej tyre 42,1%, ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin janar të vitit 2023 (sa ishin 51 mijë e 253 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 50,8%”.

Numri i net-qëndrimeve ishte 152 mijë e 51, prej tyre 38,5% nga vendorët dhe 61,4% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e kishte rajoni i Pejës me 19 mijë e 472 vizitorë dhe më 33 mijë e 80 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Janar 2023) ka rritje të vizitorëve për 50,8%. Në total, 77 mijë e 295 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”.

Sipas Unionit të Turizmit rol të madh në promovimin e Kosovës luajnë institucionet për shkak se duhet të ndajnë buxhet më shumë dhe të kenë prioritet turizmin. Për këtë arsye Unioni bënë apel institucioneve që të rrisin fondin për turizmin për shkak që është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe punësimit të këtij vendi.

Sipas Unionit sa më shumë që të ketë vizitorë aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese dhe në shtet.

Së shpejti Republika e Kosovës do të ketë logon dhe sloganin e saj zyrtar të turizmit, pasi që përmes këtyre simboleve synohet të zhvillohet turizmi gjatë viteve të ardhshme.

Kosova, gjithashtu, do të promovohet edhe përmes panaireve ndërkombëtare, ku marrin pjesë operatorë turistikë, me mbështetje nga MINT/ KIESA, të cilët promovojnë dhe shesin oferta turistike për Kosovën, përmes regjistrit të turizmit,-si platformë elektronike që ofron informacion për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit në Republikën e Kosovës, përmes platformave digjitale, ‘Fam Tripeve’ dhe të tjera të ngjashme.

Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Turizmit, “Kosova 2024” do të mbahet me 12-13 prill, ku do të ketë mbi 300 kompani ekspozuese që do të prezantojnë produktet e tyre nga 15 shtete evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat