Imami Goga: U befasova këndshëm nga gjenerata e re e politikanëve, nuk janë inferiorë ndaj identitetit fetar sikurse paraardhësit e tyre

Aktuale

Imami Goga: U befasova këndshëm nga gjenerata e re e politikanëve, nuk janë inferiorë ndaj identitetit fetar sikurse paraardhësit e tyre

Më: 11 mars 2024 Në ora: 21:54
Enes Goga

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga është shprehur i kënaqur me urimet që personalitetet politike të Kosovës kanë bërë për fillimin e Muajit të Ramazanit.

Goga ka thënë se gjenerata e re e politikanëve “janë çliruar” nga kompleksiteti i të qenit mysliman.

“Më erdhi befasi shumë e këndshme pasi kam pasur rastin të lexojë shumë mesazhe urimi nga njerëzit e partive politike dhe njerëzve që kanë ndikim në sferën publike. Kjo mu duk si një ndjenjë çlirimi nga inferioriteti. Një pjesë e jona e klasës politike është e kompleksuar për të treguar identitetin e tyre fetarë”.

“Gjenerata e re e politikanëve për fat të mirë janë më pak inferiorë ndaj kësaj dukurie. Mirëpo nuk duhet të ketë kalkulime të tilla dhe asnjëherë nuk duhet të hamendemi me identitetin tonë fetarë. Edhe para se të çlirohemi bota e ka situr se kush jemi ne, sa jemi fetarë, sa xhamia ka në Kosovë”.

Goga thotë të shkuarit në xhamia po kishë është vlerë dhe sipas tij nuk ka pse politikanët të kompleksohen.

“Unë habitem kur nuk i shohë politikanët tanë në xhami për Bajram. Kur dikush shkon në xhami apo kishë ajo është vlerë. Nëse e marrim shembull SHBA-në, presidenti i Amerikës në ditën e parë shkon në kishë, ajo është vlerë”, ka deklaruar Goga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat