Raportet me SHBA-në dhe BE-në, presidenti Begaj ka një këshillë për Kosovën

Aktuale

Raportet me SHBA-në dhe BE-në, presidenti Begaj ka një këshillë për Kosovën

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:33
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj këshilloi Kosovën të dëgjojë më shumë ShBA-në dhe BE-në.

Në një intervistë për RTSH, Begaj theksoi se, sipas tij, çdo vendim të rëndësishëm që Kosova duhet të marrë, do të ishte mirë ta konsultonte paraprakisht me partnerët e saj strategjikë.

“Shqipëria është e vogël, por kontributi në politikën e jashtme është i madh, sidomos në rajon, ku është një faktor kontribuues për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Natyrisht Kosova është një pjesë e jona, jemi një komb, dy shtete. Është interesi më madhor i Shqipërisë është detyrim kushtetues të interesohemi për Kosovë.

Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm. Fat i madh që në Kosovë kemi edhe KFOR-in që garanton sigurinë, kufirin e Kosovës, por çdo vendim që Kosova duhet të marrë, për të zbatuar detyrimet që i takojnë si shtet, do të ishte mirë të bëheshin me këshillimin dhe marrjen e pëlqimit dhe të dëgjonin më shumë këshillat e marra nga SHBA dhe BE”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat