Arifi: Qëllimi i vizitës së Escobarit, vendosja e afateve kohore për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane

Aktuale

Arifi: Qëllimi i vizitës së Escobarit, vendosja e afateve kohore për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane

Më: 12 mars 2024 Në ora: 18:58
Dritero Arifi

Por, ndryshe po mendon analisti politik Dritero Arifi.

Ai thotë se qëllimi i vetëm i vizitës në Kosovë së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar , është vendosja e afateve kohore për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane.

“Qëllimi kryesor dhe i vetëm është që Kosovës t’i vendosen afate kohore se kur duhet ta zbatojë marrëveshjen franko-gjermane. Nuk besoj se ka arsye tjetër vizita e tij sepse po kuptohet që për këtë administratë kjo do të jetë vizita e fundit e administratës së Joe Bidenit që i bën Qeverisë së Kosovës”, është shprehur Arifi.

Sipas tij, afatet kohore do të jenë specifike, në të kundërtën Kosova do të mbetet e izoluar edhe për shumë kohë.

“Pra, në një formë edhe sipas intervistës së Escobarit u kuptua që nuk ka fare komunikim mes dy qeverive , por jo vetëm. Nuk është qëllimi që Kosova ka problem në komunikim vetëm me SHBA-në por edhe me BE-në dhe me NATO-n. Në një farë forme po mendoj se Kosovës do t’i vendosen afate specifike kohore, nëse jo në të kundërtën Kosova do të mbetet e izoluar edhe për shumë kohë”, ka thënë ai.

DASH ka njoftuar që Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024.

Gabriel Escobar do të zhvillojë takim edhe me ndërmjetësuesin Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat