Lajçaku në Berlin, në disa takime bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçaku në Berlin, në disa takime bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:17
Miroslav Lajçak

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për vizitë në Berlin të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Lajçak ka shkruar se me zyrtarët nga Kancelaria dhe Ministria e Jashtme, kanë folur për gjendjen e dialogut dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Pati takime shumë të dobishme në Berlin sot. Diskutova për gjendjen e dialogut, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me bashkëbiseduesit e mi në Kancelarë dhe Ministrinë e Jashtme. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, thuhet në postimin e Lajçak.

Ndërsa, kujtojmë nesër për vizitë në Kosovë do të jetë i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat