Veseli: Raporti i inteligjencës amerikane për konflikte etnike në Ballkan është mesazh për Serbinë dhe Rusinë

Aktuale

Veseli: Raporti i inteligjencës amerikane për konflikte etnike në Ballkan është mesazh për Serbinë dhe Rusinë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:51
Afrim Veseli

Ushtaraku Afrim Veseli është shprehur se raporti i inteligjencës amerikane se gjatë vitit 2024 mund të ketë konflikte etnike në Ballkanin Perëndimor pëshkruan gjendjen reale.

Sipas tij me këtë raport Amerika dëshiron të përçojë porosi për Serbinë deri te Rusia.

“ShBA do që t’i dërgohet mesazh Serbisë dhe përkrahësve të saj, Rusisë dhe Putinit se informacionet inteligjente të ShBA-së dhe anëtarëve të NATO-s janë të sakta dhe se çdo lëvizje në pjesën veriore të Kosovës dhe në Bosnjë është duke u përcjellur”, ka thënë Veseli.

Ndër të tjera ia ka përmendur edhe kritikat e të dërguarit amerikan, Gabriel Escobar për mungesën e komunikimit të kryeministri Albin Kurti përvec me ShBA edhe me shtete e organizata të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat