Ambasadori britanik përgëzon Kosovën për hapjen e Qendrës për Siguri Kibernetike: Krenar për mbështetjen që kemi ofruar

Aktuale

Ambasadori britanik përgëzon Kosovën për hapjen e Qendrës për Siguri Kibernetike: Krenar për mbështetjen që kemi ofruar

Më: 12 mars 2024 Në ora: 21:01
Albin Kurti

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Shtetërore të Trajnimit të Sigurisë Kibernetike, bashkë me kryeministrin Albin Kurti e ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Hargreaves e përgëzoi Maqedoncin për këtë hap të cilin ai e quajti të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së vendit në hapësirën kibernetike.

“Dhe jam krenar për mbështetjen që kemi ofruar në zhvillimin e kurrikulës së Trajnimit për Qendrën. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe forcimin e sigurisë së saj kibernetike në vend dhe rajon”, shkroi Hargreaves.

Në lidhje me inaugurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, kryeministri Albin Kurti, tha se paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat