Gërvalla i çon notë verbale Këshillit të Evropës për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit

Aktuale

Gërvalla i çon notë verbale Këshillit të Evropës për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:59
Donika Gërvalla

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Për këtë çështje ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Europës, siç njoftoi sot kryeministri Kurti.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kurse ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, zonja Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Europës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme i Komitetit atje, ka mesi i prillit është Asambleja Parlamentare e KiE dhe në fund të majit është Këshilli i Ministrave në Këshillin e Europës që vendos për anëtarësimin tonë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat