Çitaku: Ditën kur po nënshkruhej deklarata e pavarësisë, Kosovës i kishte rënë një perde hyjnore

Aktuale

Çitaku: Ditën kur po nënshkruhej deklarata e pavarësisë, Kosovës i kishte rënë një perde hyjnore

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:19
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur më shumë rreth ditës së 17 shkurtit të vitit 2008, ku ka qenë pjesëmarrëse.

“Ditën e Pavarësisë së Kosovës nuk ka ndodhur asnjë aksident,” u shpreh Çitaku.

Ajo tregoi se ka qenë përgjegjësi e saj që të udhëheqte organizimin e ceremonive të asaj dite.

“Unë përveç se kam qenë deputete, kam qenë edhe përgjegjëse kur është pas themeluar një komision ndërinstitucional, që ka qenë përgjegjës për organizimin e të gjitha festiviteteve dhe ceremonive të ditës së pavarësisë dhe unë e kam udhëhequr atë ekip.”

Përgatitjet për “koreografinë” e ditës së pavarësisë, Çitaku tregoi që i kanë nisur kohë më herët.

“Por në përgatitjet për ditën, pra koreografinë e ditës së pavarësisë i kemi pasë nisur shumë kohë më herët, por ne nuk kemi qenë lojtari i vetëm, pra është dashur të bëhet një koordinim i hatashëm me faktorët relevantë ndërkombëtarë, posaçërishtë me SHBA,” shtoi Çitaku.

Çitaku tregoi se është dashur të bëhet edhe koordinimi me KEK-un, që të mos ndalet rryma gjatë orareve të caktuara, por, sipas saj, pasi kryeministri Hashim Thaçi e kishte dhënë lajmin, ishte ndalur rryma.

“4 ditë më herët është caktuar dita. Është vendosur për ditën e diel në ora 3. Nuk e harroj kurrë çfarë presioni ka pasur, sepse atëherë Kosova nuk ka pasur konferenca për shtyp, është dashur me improvizu një sallë për konferenca për shtyp në Hotel Grand, sepse është ndalur rryma vazhdimisht. Pasi e dha lajmin kryeministri, u ndal rryma, por nuk vërehet për shkak të reflektorëve. Nuk do ta harroj kurrë.”

Atë ditë në Kosovë, ndonëse ka qenë dita më e ftohtë, asnjë aksident trafiku nuk ka ndodhur, secili është kujdesur maksimalisht që ta ruajë madhështinë e asaj dite, tregoi ajo.

“Një perde hyjnore ka pasë ra mbi Kosovë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat