Borxhet milionëshe, minatorët në Stantërg pa naftë e eksploziv

Aktuale

Borxhet milionëshe, minatorët në Stantërg pa naftë e eksploziv

Më: 14 mars 2024 Në ora: 00:03
Trepça

Një nga një po dalin nga 800 metra thellësi, por minatorët e “Stantërgut”, tash e gati 2 javë pak punë kanë bërë, dhe jo me fajin e tyre.

Nga fillimi i muajit, ata nuk kanë në dispozicion eksploziv e as derivate të naftës, e si rezultat i  mos-prodhimit, kanë drojë për vonesa të pagave, problem me të cilin jabë ballafaquar shpeshherë.

“Eksploziv nuk ka prej fillimi të muaji, minatorët vin punë më kohë shkojnë posht, veshen edhe e hajnë pluhurin por nuk kanë qa me punu, nuk ka as naftë”, ka thënë Gani Osmani-Minator në “Stantërgut”.

Të shqetësuar me gjendjen janë edhe sindikalistët e kësja ndërmarrjeje.

“Sot o dita e 13 e nuk po mundet mu realizu puna. Në vazhdimsi në këto vite të pasluftës asnjëherë nuk është mirr seriozisht më Minatorët as një qeveri”, ka thënë Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Bashkim Kurti, ka konfirmuar telashet me mungesat e këtyre dy produkteve të nevojshme, por paralajmëron se problemet, mund të vazhdojnë edhe më tutje.

“Është e vertet që kemi munges të eksplozivit pasi janë disa obligime të mbetura, na e kemi një fond prej qeverisë dhe besoj që sot na dalin disa mjete, lidhur me naften, na e kem siguru naften por komisionin I brendshëm I kanë pasur disa vërejtje dhe kanë mbetur pa u shpërnda. Na I kemi rreth 7 milion euro borxh ndaj furnitorëve dhe derisa nuk e bëjm një zgjedhje afatgjate ne do të ballafaqohemi me problem”, ka thënë ai.

Problemet e shitjes së koncentratit ishin arsyeja që në muajt e fundit të 2023, punëtorët e  kësaj ndërmarrje patën problem më paga, që u bë shkas që ata të futeshin në grevë për më shumë se 10 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat