Bytyçi: Albin Kurti duhet nderuar për këtë gjë; I la Baton Haxhiun dhe marionetat e tjera të Serbisë me gisht në gojë!

Aktuale

Bytyçi: Albin Kurti duhet nderuar për këtë gjë; I la Baton Haxhiun dhe marionetat e tjera të Serbisë me gisht në gojë!

Nga: A.SH Më: 14 mars 2024 Në ora: 06:57
Albin Kurti

Pas vendimit për faljen e 24 ha tokë Manastirit të Deçanit, ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Ai ka thënë se Kurti i la me gisht në gojë Baton Haxhiu dhe marionetet tjera të Serbisë.

Sipas tij, ata u munduan ta denigrojnë Kurtin, por që populli i Kosovës nuk po ua vë veshin aspak.

Postimi në Facebook:

Kryeministri Albin Kurti duhet nderuar, pergezuar e respektuar qoftë dhe vetëm për një gjë:

- I la Baton Haxhiun dhe marionetat e tjera të Serbisë me gisht në gojë! Po sillen e mbështillen të gjithë këta njerëz të njohur për lidhjet me shërbimet sekrete e politike të Beogradit për ta denigruar Kurtin, por populli i Kosovës nuk po jua ve veshin aspak. Sepse shqiptarët në Kosovë i njohin tashmë Batonin e Batonoviçat, ndërkohë që ka tri vjet që shohin se Albinit nuk ia nin për ta!

Mjafton ky fakt për ta nderuar Albin Kurtin! Po ama kjo thotë shumë, sepse Kurti është i pari dhe i vetmi politikan në Kosovë që këtij grupimi ua ka vënë kufirin te thana!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat