Thaçi: Prona e Manastirit të Deçanit ka ekzistuar nga 1947-a, është ardhë koha që Qeveria të vendos për një gjë të tillë

Aktuale

Thaçi: Prona e Manastirit të Deçanit ka ekzistuar nga 1947-a, është ardhë koha që Qeveria të vendos për një gjë të tillë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:16
Halil Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka dashur ta relativizojë çështjen privatizimit të tokave me dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Para seancës së jashtëzakonshme, Thaçi përmendi shumat e tokave që janë privatizuar menjëherë pas lufte.

Ai ka deklaruar se prona afër Manastirit të Deçanit ka figuruar që nga viti 1947, ndërsa të njëjtën e ka vendosur edhe Qeveria Kurti.

“Sigurisht që ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe mos të harrojmë që në Kosovë mbi 30 mijë hektar tokë janë privatizuar e çmimi mesatar ka qenë 34 euro për ari dhe mos të harrojmë që në Kosovë vazhdimisht ka pas privatizim të pronave. 24 hektar tokë unë po konsideroj që sigurisht ka qenë nga viti 1947, para vitit 1947 ka qenë pronë e Manastirit të Deçanit kjo pronë dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është ardhë koha që Qeveria të vendos për një gjë të tillë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat