Shala: Kosova është në ditën më kritike që nga çlirimi i saj

Aktuale

Shala: Kosova është në ditën më kritike që nga çlirimi i saj

Më: 14 mars 2024 Në ora: 14:58
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala sot në Kosova Today ka folur rreth një sulmi të mundshëm nga Serbia në Kosovë.

Ai u shpreh se nga vigjilenca e institucioneve të sigurisë dhe ato të inteligjencës, Serbia e ka të pamundur zbatimin e planeve të saj, njofton Klankosova.tv.

“Institucionet e sigurisë, ato inteligjente janë në luftë në vazhdimësi me palën kundërshtare, me palën serbe, pra çfarëdo veprimi që ata ndërmarrin, institucionet e Kosovës marrin informacionin nga partneret mike aty i ndërmarrin veprimet preventive dhe këto veprime preventive atëherë Serbia e ka të pamundur zbatimin e planit të saj”, tha Shala.

Ndërkaq sipas tij, Kosova është në ditën më kritike të saj që nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë.

“Sipas vlerësimeve e të mija dhe në bazë të elementeve të caktuara por edhe faktorëve dhe aspektit akademik, ne mund të konstatojmë që është dita më kritike që nga çlirimi dhe shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat