Avdia thotë se kishte debat të fortë për Manastirin gjatë takimit të Osmanit e Escobarit

Aktuale

Avdia thotë se kishte debat të fortë për Manastirin gjatë takimit të Osmanit e Escobarit

Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:11
Analisti, Tomor Avdia

Analisti, Tomor Avdia po vlerëson se takimi i djeshëm i të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabiel Escobar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani u përcoll me debat të fortë.

Avdia, bazuar në pamjen e Osmanit e Escobar në konferencën e pas takimit, thotë se fytyrat e zbehta të tyre tregojnë se ka pasur përplasje të mëdha në debat.

“Dje 120 minuta, të përplasjes së ka pasur presidentja në zyrën e parë të shtetit me Escobarin ka qenë pikërisht për këtë vendim, debat të fort dhe pas takimit kam parë të dy fytyrat në afërsi kanë të verdha, të bardha, që ka pasur përplasje të mëdha në debatet e tyre”, është shprehur ai në emisionin ”Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ndërkohë, ai deklaron se para takimeve të tyre të ndara me Escobar, Osmani e Kurti janë takuar fillimisht dhe kanë marr vendimin e përbashkët lidhur me Manastirin e Deçanit.

“Pas kësaj dihet që ka pasur edhe takim paraprak, kryeministri Kurti me presidenten në zyrën e saj, para takimit me Escobarin. Vendimi është marr paraprakisht,është zbatuar dhe i është dërguar Escobarit”, ka shtuar ai.

Sipas Avdiut, nëse realizohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo do të shënjojë arritjen më të madhe që nga vendimi i Gjykatës së Hagës për pavarësinë e Kosovës.

“Anëtarësi i Kosovës në Këshillin e Evropës nëse realizohet dhe pritet të jetë në votë është një arritje shumë e madhe, thuajse më e madhe që pas vendimit të Gjykatës së Hagës që e ka dhënë legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Ndryshe, Escobar nga konferenca e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar institucionet e Kosovës për vendimin e sotëm për Manastirin.

“Është shumë e rëndësishme vendimi i sotëm për Manastirin, ishte hap i domosdoshëm, sa ishte i vështirë. I falënderojmë institucionet e Kosovës për këtë hap”, është shprehur ai.

Ndërsa, Osmani ka thënë se me SHBA-të në krahë, çdo përpjekje e Serbisë do të dështojë, ashtu siç ka dështuar edhe me 24 shtator në Banjskë.

“Bashkë me Escobar diskutuam edhe për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë, veçanërisht pas sulmit në Banjskë…Grupi terrorist dhe paramilitarë nga Serbia i përfshirë në këtë sulm duhet të përballën me drejtësinë në Kosovë për këtë akt të agresionit, pra duhet të këtë përgjegjësi. Serbia duhet që t’i ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti të agresionit ndaj Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Ndërsa ne do të vazhdojmë që t’i zbatojmë standardët më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë që të punojmë krahë për krahë me aleatët tanë në veçanti me SHBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe që të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen, për çka jam e bindur që edhe në qoftë se Serbia në të ardhmen tenton një gjë të tillë përderisa punojmë së bashku me SHBA-të do të dështojë, ashtu siç ka dështuar edhe më 24 shtator”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat