Trazirat e marsit/ Alarmon Krasniqi: Sërish jemi në prag të pasojave të reja të rënda, sërish nga viktimizmi i serbëve lokalë

Aktuale

Trazirat e marsit/ Alarmon Krasniqi: Sërish jemi në prag të pasojave të reja të rënda, sërish nga viktimizmi i serbëve lokalë

Nga: A.SH Më: 17 mars 2024 Në ora: 07:31
Trazirat e Marsit të vitit 2004

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se ka thënë se trazirat e marsit ka lënë pasoja shumë të mëdha të cilat Kosova po i vuan edhe sot.

Ai paralajmeroi se edhe tash jemi në prag të pasojve të reja të rënda, dhe sërish me viktimizimin e serbëve lokalë.

Postimi i plotë:

Trazirat e dhunshme të marsit 2004 kanë lënë pasoja të cilat Kosova i vuan edhe sot. Megjithatë, as pas njëzet vitesh ato nuk janë ndriçuar. Pse? Sepse nuk ka pasur vullnet. Ndërsa tash sërish jemi në prag të pasojave të reja të rënda, sërish nga viktimizmi i serbëve lokalë. Në mars 2004 kam bërë dy analiza për ato ngjarje. Asnjë germë nuk mund t’u hiqet as sot, fatkeqësisht. Por as ato fakte nuk i kanë hyrë në punë askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat