Ish-ambasadori Canaj: Bislimi foli në Bruksel për dinarin, ndonëse pati thënë se s’do ta bënte

Aktuale

Ish-ambasadori Canaj: Bislimi foli në Bruksel për dinarin, ndonëse pati thënë se s’do ta bënte

Më: 19 mars 2024 Në ora: 19:39
Blerim Canaj

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Blerim Canaj, ka komentuar takimin e sotëm në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, për të cilin tha se s’ka pritur që do të ndodhë ndonjë gjë e madhe.

Ai tha se e tërë ngjarja deri më tani është zhvilluar në mënyrë që të mos ketë ndonjë arritje, por tha se përshtypje i ka bërë shkuarja e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili pati thënë se në Bruksel s’do të dialogojë për dinarin.

“Unë s’kam pritur që të ndodhë dicka sepse e tërë ngjarja është zhvilluar ashtu që të mos ketë diçka.  Ajo cka më bëri përshtypje është se në fund Bislimi prapë shkoi në takim, ani pse pati thënë se kur është në pyetje dinari nuk ka pse të jetë aty, për cka edhe pajtohem”.

“Por dinari është një temë që është futur, nuk e di me apo pa vetëdije nga vet ne dhe tani duhet të ballafaqohemi me një temë ekstra e cila fare nuk do të duhej ta kishte vendin në dialog. E ka vendin sepse ne e sollëm aty”, tha Canaj.

Tutje, ai tha se Kosova, duke dashur që ta zhvendosë vëmendjen në tema të tjera, qeveria po hap tema të panevojshme të cilat sipas tij, e kthejnë procesin në çështje teknike.

“Se si do të vijë fundi, nuk e di, është vështirë ta them sepse deri më tani jemi ballafaquar me vendime shpesh vështirë të parashikueshme”.

“Më shumë e shoh si një blerje kohe nga të dyja palët, edhe nga Kosova edhe nga Serbia. Edhe në propozimet që do të vijnë më 22 mars, edhe aty nuk e besoj se do të mund të ketë ndonjë marrëveshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat