​Aprovohet kërkesa e MSH-së për mbulimin e trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës

Aktuale

​Aprovohet kërkesa e MSH-së për mbulimin e trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës

Më: 20 mars 2024 Në ora: 16:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se është aprovuar kërkesa e ministrisë që ai drejton për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Në një konferencë për media bashkë me zëvendësministrin e Financave, Agron Dobruna, ai është shprehur i lumtur që më në fund ky proces institucionalizohet. Pas mbledhjes elektronike që kanë mbajtur, Vitia tha se është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vjetët e ardhshëm.

Vitia: U aprovua kërkesa e MSH-së për mbulim të trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës

“Sot sapo ka përfunduar mbledhja e qeverisë në mënyrë elektronike ku janë marrë tri vendime. Vendimi më i rëndësishëm, i cili është marrë sot nga kjo mbledhje elektronike, është vendimi për aprovimin e kërkesës e MSH-së për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime. Natyrisht, jam shumë i lumtur që ky proces më në fund po institucionalizohet dhe po kthehet në binar. MSH në vitin e kaluar tashmë ka aprovuar një plan të veprimit për ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore, qoftë resurseve njerëzore në institucionet shëndetësore publike që të ofrohet ky shërbim në të ardhmen. Është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vjetët e ardhshëm, dhe ky është hapi i parë që po bëjmë, ndërkohë që puna për funksionalizmin e këtij shërbimi në institucione shëndetësore publike po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në kompletimin e plotë të këtyre shërbimeve, në mënyrë që kjo kategori që ka dhënë jashtëzakonisht shumë për lirinë dhe ketë vend, të ketë mundësi në mënyrë dinjitoze në të ardhmen t’i marrë këto shërbime brenda institucioneve tona shëndetësore publike”, deklaroi Vitia.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agon Dobruna ka thënë se kjo ministri do mbështesë gjithherë vendimet që janë në të mirën e qytetarëve.

Dobruna: MF mbështet ndihmën e nevojshme për kategoritë më të çmuara

“Kjo tregon dedikimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen dhe ndihmën e kategorive më të çmuara, që janë një ndër kategoritë që kanë vënë themelin e shtetit tonë. Edhe pse kjo është kompetencë e MSH-së, ne gjithherë kemi pasur vullnetin për të zgjedhur këtë çështje, andaj kemi mbështetur institucionin e MSH-së, dhe kemi adresuar këtë kërkesë duke mbështetur ndihmën financiare përmes Fondit Shëndetësor. Besojmë se kjo është rruga e duhur për arsye se deri më sot nuk e kemi pasur një rrugë të tillë, dhe përmes Fondit Shëndetësor do të trajtohen të gjitha kërkesat e invalidëve dhe kategorive të dala nga lufta që kanë nevojë për proteza të tilla. Ministria e Financave është e përkushtuar dhe mbështet në vazhdimësi këtë rrugë afatgjatë për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha Dobruna. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat