Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Më: 20 mars 2024 Në ora: 16:40
Qeveria e Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka:

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim e plotë të shpenzimeve nga trajtimi mjekësor i personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime. Ministria e Shëndetësisë në vitin e kaluar ka aprovuar një plan të veprimit për ngritje e kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore në institucionet shëndetësore publike që këto shërbime të ofrohen në të ardhmen.

Ndryshuar dhe plotësuar e listën e artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik, e aprovuar sipas pikës 1 të Vendimit të Qeverisë Nr. 06/27 i datës 30.04.2020, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 07/140 të datës 26.04.2023 dhe me Vendimin Nr. 13/148 të datës 29.06.2023.

Emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë përbërje:

1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;

2. Venera Çerkini, Drejtore e Përgjithshme AZHB/MBPZHR, anëtare;

3. Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

4. Shenaj Hoxha, Ushtruese e Detyrës së Udhëheqëses së Burimeve Njerëzore, anëtare;

5. Egzone Osmanaj, Eksperte e jashtme, anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat