Kryetari i Zubin Potokut: Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk i besojnë më Listës Serbe dhe as nuk i binden

Aktuale

Kryetari i Zubin Potokut: Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk i besojnë më Listës Serbe dhe as nuk i binden

Më: 20 mars 2024 Në ora: 18:17
Izmir Zeqiri

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se beson që do të jetë kryetar deri në fund të mandatit.

Ai shtoi se do t’i respektojë ligjet e Kosovës.

“Unë besoj që do të jem deri në fund të mandatit, por jemi duke punuar çdo ditë. Unë nuk besoj që kjo iniciativë do të ketë sukses. Në komunën e Zubin Potokut nuk do të ketë sukses. Ne jemi këtu dhe natyrisht që do t’i respektojmë të gjitha normat që vijnë nga ligjet e Kosovës”.

Zeqiri tha se nuk sheh vullnet te qytetarët serbë që të dalin të votojnë për shkarkimin e tij.

“Kemi komunikim të zgjeruar me qytetarët serbë këtu dhe nuk shohim vullnet te ta për të dalë për të votuar për shkarkimin e kryetarit”, tha ai.

Zeqiri tha se “një pjesë e madhe e qytetarëve nuk i besojnë më Listës Serbe dhe as nuk i binden”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat