Luzha: Liburn Aliu ka thënë se jep dorëheqje nëse i jepen pronat Manastirit të Deçanit

Aktuale

Luzha: Liburn Aliu ka thënë se jep dorëheqje nëse i jepen pronat Manastirit të Deçanit

Më: 20 mars 2024 Në ora: 22:13
Besa Luzha

Opinionistja Besa Luzha ka rikthyer edhe njëherë temën dhe diskutimin në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit.

Luzha e përmendi një deklaratë që pati dhënë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në lidhje kur të merret vendimi në lidhje më këtë çështje.

“Modalitetet ka mundësi me shku në Gjykatën Kushtetuese, çështja e arbitrazhit. Edhe zotëri Liburn Aliu ka thënë se jep dorëheqje kur bëhet vendimi për pronat e Manastirit, ka qenë publikisht edhe sot u regjistrua prona”, u shpreh Luzha.

“Kritika është e gabuar okej këta e përdorin, për shkak që është e gabuar nuk po merr përkrahje nga qytetarët as nuk po ju doket interesant”, u shpreh Luzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat