ATK: Edhe individët që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja duhet të paguajnë tatim

Aktuale

ATK: Edhe individët që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja duhet të paguajnë tatim

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:11
Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar se çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin.

ATK ka sqaruar se këtu përfshihen edhe personat që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers.

“Çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin.

Në mesin e këtyre personave janë edhe individët, të cilët realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat