Kurti takohet me Sarrazin, diskutojnë për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit

Aktuale

Kurti takohet me Sarrazin, diskutojnë për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, janë takuar në rezidencën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e kryeministrit, tema qendrore e këtij takimi ishte bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij.

“Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim.

Kurti poashtu theksoi që Kosova është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku sipas tij qytetarët janë përfituesit përfundimtarë.

Ai shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat