Abdixhiku: Kështu si po qeverisë Albin Kurti, na duhen 40 vjet për të arritur Kroacinë

Aktuale

Abdixhiku: Kështu si po qeverisë Albin Kurti, na duhen 40 vjet për të arritur Kroacinë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 21:27
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka demantuar Qeverinë për rritjen ekonomike.

Ai ka paraqitur disa grafikone ku ka treguar se mesatarja ekonomike gjatë Qeverisë së Albin Kurtit është më e ulët se e viteve 2013-2019, 3.6%.

Kam marrë të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe do t’i prezantoj sonte. Kjo është rritja ekonomike në 10 vitet e fundit. Mesatarja e rritjes ekonomike është 4.7% prej vitit 2013 deri në vitin 2019. Në tri vitet e fundit mesatarja është 3.6%. Këto të dhëna janë të Qeverisë së Kosovës, do të thotë mesatarja është më e ulët se e viteve 2013 deri 2019. Me këtë trend 3.6% Kosovës i duhen 40 vite për me mbërri Kroacinë, siç na qeverisë Albin Kurti na duhen 40 vite për ta mbërritur Kroacinë. Mesatarja e Qeverisë Kurti është më e ulët se e 7 viteve paraprake. Na duhen 80 vite për me mbërri mesataren e BE-së”, deklaroi Abdixhiku, në T7.

Abdixhiku foli edhe për inflacionin në Kosovë, për të cilin tha se për ti mbuluar 100 eurot e vitit 2015 sot duhet 127.9 euro.

“Grafikoni i dytë – inflacioni në Kosovë para Qeverisë Kurti dhe pas. 100 euro është baza e vitit 2015. Sa duhet sot për t’i mbuluar sot 100 eurot e vitit 2015, 127.9 euro, pa vitin 2024”, shtoi i pari i kësaj partie.

Grafikoni i tretë është deficiti tregtar, se sa importojmë dhe sa eksportojmë. Kosova ka pasur problemin historik që ka marrë produkte prej jashtë se sa ka shitur jashtë. Albin Kurti e ka marrë Qeverinë me 2.8 miliardë euro gjatë vitit të pandemisë, po e kalojmë këtë vit. Sot deficiti tregtar është 5 miliardë euro kemi diferencë mes importeve dhe eksporteve. Për 2 miliardë euro është rritur gjatë qeverisë së tij”, përfundoi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat