Shpend Ahmeti thotë se deklarata e Hill u keqkuptua

Aktuale

Shpend Ahmeti thotë se deklarata e Hill u keqkuptua

Më: 22 mars 2024 Në ora: 00:11
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po vlerëson se u keqkuptua deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, kur tha se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova.

Sipas Ahmetit, është më se reale që ushtria e Serbisë ka pasur më shumë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, se sa Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Mendoj që u keqkuptua deklarata e Hill dje, se Serbia është më afër NATO, është dhënë në një televizion serb. Nuk po them se atje flet ndryshe, këtu ndryshe por, realisht më shumë ushtrime ka pasur ushtria e Serbisë me NATO-n se sa që kanë bërë Forcat e Armatosura të Kosovës. Nuk po them që është faji i qeverisë, por ia kemi huq për shkak të qeverisë vitin e kaluar në ushtrimet e përbashkëta”, u shpreh ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Serbia aktualisht është partner më i afërt i NATO-s sesa Kosova.

“Nëse shikon se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s se Kosova. Në këtë moment po. Kjo është shumë e vërtetë për tani”, ka thënë ai në një intervistë për RTS.

Ndaj kësaj deklarate, pati reagime të shumta në vend, mes tyre edhe ajo e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili u shpreh i habitur duke qenë se ky është diskutim fantazmë, pasi që Serbia as nuk dëshiron të hy në NATO.

“Unë jam me të vërtetë i habitur me ato komente. Si mundet të jetë Serbia më afër NATO-s se Kosova, kur ata kanë deklaruar publikisht se janë kundër anëtarësimit në NATO. Pra është një diskutim fantazmë, sepse Serbia nuk dëshiron të hyj në NATO”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat