Rrustemi: S’ka e nuk do të ketë zmbrapsje për dinarin

Aktuale

Rrustemi: S’ka e nuk do të ketë zmbrapsje për dinarin

Më: 22 mars 2024 Në ora: 06:34
Adnan Rrustetm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustetmi, ka mohuar se Qeveria me bisedimet në Bruksel është zmbrapsur nga ndalimi i qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Rrustemi ka thënë se s’ka pasur e s’do ketë diçka të tillë.

Ai tha se në takimin e së martës ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve është folur edhe për modalitetet e zbatimin të rregullores së BQK-së.

“S’ka pasur e s’do të ketë zmbrapsje sa i përket rregullores së BQK-së dhe për sa i përket përgjegjësisë, detyrimit e vendimit që në Kosovës vetëm një valutë mund të përdoret e që është euro. Rregullorja e BQK-së as që është diskutuar e as nuk do të diskutohet, por do të zbatohet mënyra e zbatimit të saj”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka thënë se 11 modalitetet e propozuar nga BQK-ja ofrojnë zgjidhje por nëse ka shqetësime dhe vështirësi nga qytetarët janë të hapur të diskutojnë modalitetet.

Pas takimit të së martës në Bruksel, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Kosova dhe Serbia të do të dërgojnë propozimet e tyre për zbatimin e rregullores.

Rrustemi sikurse edhe zyrtarët tjerë të pushtetit përfshirë edhe kryeministrin Kurti, ka deklaruar se raportet me ShBA-në janë të mira, pavarësisht reagimeve të ashpra të këtyre të fundit lidhur me çështjen e dinarit dhe se nëse Qeveria nuk i trajton si partnerë edhe ata s’mund ta trajtojnë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat