Haziri për deklaratën e Kurtit për rrëzimin e Qeverisë: Të dorëhiqet, ofertë manipulative

Aktuale

Haziri për deklaratën e Kurtit për rrëzimin e Qeverisë: Të dorëhiqet, ofertë manipulative

Më: 22 mars 2024 Në ora: 06:54
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se deputetët e tij do ta votonin një mocion për rrëzimin e Qeverisë, janë manipulative.

“E vetmja çështje që e ka bashkuar me opozitën, pas tri viteve është sot kur tha që i bashkohemi mocionit për rrëzimin e qeverisë. Një situatë e tillë pati ndodhur kur koalicioni PDK-AAK është rrëzuar, por kanë qenë rrethana krejt tjera dhe ambient tjetër politik. Tani pas krejt këtij tensioni, raporteve që ka Qeveria , akti është shumë i lehtë: Nesër del e thua unë jap dorëheqje, pas 45 ditëve vendi shkon në zgjedhje. Pse duhet me mbledhë nënshkrime opozita për ta krijuar një rrethanë të re zgjedhore. Kjo është ftesë për vetërrëzim. Pse duheta të komplikohet çdo punë, kur mund të vetërrëzohet.”, tha Haziri.

Ai tha se akti i dorëheqjes e përmbyllë krejt këtë punë. Haziri tha se kjo është një sjellje e populsitëve të cilët që çdo rrethanë e gjejnë një arsye për të shkaktuar një fajtor të ri.

“Kjo është ftesë për vetërrëzim. Pse duhet ta komplikojmë këtë punë? Kjo është sjellje e populistëve që në çdo dituatë e gjen një arye e një fajtorë. Ai fajëson NATO, SHBA, BE, 20 vjetët e kaluara, Rugovën, UÇK-në. Por, kjo nuk është ofertë e sinqertë. Është manipulative.”, tha ai

Haziri tha se LDK dhe populli i Kosovës e kanë mision marrdhëniet me SHBA-në.

Nënkryetari i LDK-së tha se Kurti duhet të japë dorëheqje dhe se deklaratat e tij janë për konsum ditor. Ai tha se LDK nuk nis mocion për rrëzimin e Qeverisë.

“Nuk besoj që i bashkohet mocionit. Edhe nëse ndodh e ka me dale më thënë që mua nuk po më lënë të punojë. Fillon të sillet si hoxhë, pozicion dogamtik. Ne i kemi dhënë hapësirë për ta provuar se nuk mundet dhe nuk di të qeverisë.”, u shpreh Haziri.

Haziri tha se ky është vit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat