​Ministria e Ekonomisë nënshkruan marrëveshje me IFC për zhvillimin e ankandit të erës

Aktuale

​Ministria e Ekonomisë nënshkruan marrëveshje me IFC për zhvillimin e ankandit të erës

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:50
Foto nga vendi i ngarjes

Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se ky projekt shërben në krijimin e një sektori më të sigurt të energjisë në rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim. Derisa ajo këtë vit e ka vlerësuar ‘si fantastik në aspektin e energjisë’.

"Viti 2024 ka qenë fantastik për energjinë në Kosovë. Sot po nënshkruajmë marrëveshjen me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) për zhvillimin e ankandit të radhës të Republikës së Kosovës, ankandin tonë të parë të erës”, theksoi ajo.

Po ashtu ajo tha se kanë paraparë në këtë projekt një komponent të partneritetit publiko-privat. “Ky është një shembull që do të ndiqet edhe në projektet tjera në të ardhmen, është mënyrë që në rast të krizave që mund të përjetojmë të kemi edhe një sasi të energjisë të prodhuar në publike për të ndërhyrë më lehtë", tha Rizvanolli.

Në anën tjetër, edhe menaxheri Regjional, IFC, Nicolas Marquier deklaroi se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat