E dhimbshme: Ky është 54-vjecari që u gjet pa shenja jete në Viti, dyshohet për vetëvrasje

Aktuale

E dhimbshme: Ky është 54-vjecari që u gjet pa shenja jete në Viti, dyshohet për vetëvrasje

Më: 23 mars 2024 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën e Vitisë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Media mëson se viktima që dyshohet se ka kryer vetëvrasje është Adem Zeka.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë.

Image
Adem Zeka

Për lajmin e trishtë kanë shkruar edhe familjarët e të njderit ku kanë dhënë edhe detaje rreth ceremonisë mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në 16:00 në varrezat e fshatit Begunc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat