Kërcënon Brnabiç me largim nga KE: Serbia nuk bënë blof – nëse Këshilli i Evropës shkel statutin, nuk do jemi pjesë të kësaj hipokrizie

Aktuale

Kërcënon Brnabiç me largim nga KE: Serbia nuk bënë blof – nëse Këshilli i Evropës shkel statutin, nuk do jemi pjesë të kësaj hipokrizie

Nga: Fatmir Beka Më: 23 mars 2024 Në ora: 20:23
Anne Brnabiç

Kreu i Kuvendit të Serbisë Brnabiç reagoi në deklaratën e raportueses së PE për Kosovë Viola fon Kramon se “Serbia bënë blof se do largohet nga KE nëse Kosova anëtarësohet në atë organizatë”,duke thënë se “Serbia nuk bënë blof dhe nuk duhet tl jetë pjesë e hipokrizisë nëse Kosova pranohet në KE”, ka shkarua ajo në rrjetin social X, transmetojnë “RTS” dhe “Bota Sot”.

Ajo nënvizoi se Fon Kramon hapur ka gënjyer për themelimin e asociacionit të komunave, që është shtylla e marrëveshjes së Brukselit. 

"Përfundimisht - çka flet kundër anëtarësimit të Kosovës në KE? Lehtë, ajo që është më e rëndësishme – fakti se në përputhje me drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të OKB Kosova është krahinë autonome e Serbisë dhe jo shtet evropian", ka thënë Brnabiç.

Kreu i Kuvendit të Serbisë ka shtuar se përkundër faktit se partnerë evropian të Serbisë hapur kanë disa herë kanë thënë se themelimi i asociacionit është parakusht për diskutim të qasjes së Kosovës në këtë apo organizatat tjera.

"A kanë gënjyer partnerët tanë dhe tjerët” la shtruar pyetjen ajo.

Më herët edhe presidenti i Serbisë Vuçiç ka deklaruar se ka mundësi që Serbia të largohet nga KE dhe anëtarësimi i Kosovës de facto është nxjerrje e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat