25 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Bedri Ahmeti-Bedi

Aktuale

25 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Bedri Ahmeti-Bedi

Më: 24 mars 2024 Në ora: 07:40
Bedri Ahmeti-Bedi

Sot mbushen 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorit dhe heroit të kombit Bedri Ahmeti-Bedi nga Llapashtica e Podujevës.

Bedri Ahmeti-Bedi kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë në vitin 1998 ku si pjesëtar i UÇK-së mori pjesë në shumë luftëra në Dukagjin, Drenicë, Llap etj.

Ka qenë luftëtar i madh dhe komandant me pseudonimin Bedi. Ka rënë dëshmor, duke luftuar, më 24 mars 1999.

Bedriu aktivitetin e tij para pjesëmarrjes në UÇK e ka zhvilluar në diasporë. Me fillimin e luftës në Kosovë, ai kthehet nga mërgimi dhe radhitet në radhët e UÇK-ës.

Bedri Ahmeti-Bedi do të përkujtohet përgjithmonë në historinë shqiptare si hero i Kosovës, së bashku me Isë Havollin dhe të gjithë dëshmorët e tjerë të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën në mbrojtje të atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat