Tragjike: Personi që u gjet i vdekur në varrezat e Gjurakocit është vëllai i kryetarit të Istogut, dyshohet se kreu vetëvrasje

Aktuale

Tragjike: Personi që u gjet i vdekur në varrezat e Gjurakocit është vëllai i kryetarit të Istogut, dyshohet se kreu vetëvrasje

Më: 24 mars 2024 Në ora: 18:55
Triumf Ferati

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Gjurakoc të Istogut, ku një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Siç raportojnë mediat lokale, viktima është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati dhe vëllai i kryetarit aktual të Komunës, Ilir Ferati.

I riu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, pranë varrit të babait të tij të ndjerë.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat