Osmani ngushëllon familjen Ferati: Vdekja e parakohshme e Triumfit na ka tronditur të gjithëve

Aktuale

Osmani ngushëllon familjen Ferati: Vdekja e parakohshme e Triumfit na ka tronditur të gjithëve

Më: 24 mars 2024 Në ora: 20:05
Presidentja e vendit Vjosa Osmani

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati për vdekjen e hershme të Triumf Feratit, vëllait të Ilir Feratit – kryetar i Istogut.

“Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve”, thuhet në ngushëllimin e Osmanit.

“Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë!

Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke  kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat