Lutfi Haziri: Besnik Bislimi do të tërhiqet për dinarin

Aktuale

Lutfi Haziri: Besnik Bislimi do të tërhiqet për dinarin

Më: 25 mars 2024 Në ora: 14:09
Lutfi Haziri.

Janë bërë më shumë se një orë që kur ka filluar takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjetësuesit e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Takimi lidhet me çështjen e dinarit serb, dhe është vazhdim i atij të javës së kaluar ku të dyja palët janë pajtuar për të propozuar një zgjidhje për këtë çështje.

Lidhur me mbarëvajtjen e këtyre bisedimeve të radhës në Bruksel, për Front Online ka folur ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri.

Haziri thotë që zv.kryeministri, Besnik Bislimi do të tërhiqet një apo dy hapa mbrapa vendimit të dinarit.

Ai tha se Bislimi në Bruksel ka shkuar me premtim për ta mbrojtur rregulloren e BQK-së.

Nënkryetari i LDK-së theksoi se pa u përfunduar takimi ende nuk dihet asgjë.

Por Haziri është shprehu i bindur që do të ketë tërheqje.

“Ta shohim se si po shkojnë bisedimet sot, të shohim se a po tërhiqet një hap apo dy hapa mbrapa se tërheqje do të ketë. Bislimi ka shkuar me premtim për me mbrojt këtë rregullore po sa hapa do të tërhiqet do ta shohim pas takimit se në tavolinë është edhe propozimi i ndërmjetësit ndërkombëtar”, u shpreh Haziri

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi më 19 mars pas takimit pati deklaruar se palët duhet të dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e problemit të heqjes nga qarkullimi të dinarit serb deri më 22 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat