Pula thotë se nuk kishte pritshmëri për marrëveshje nga takimi në Bruksel

Aktuale

Pula thotë se nuk kishte pritshmëri për marrëveshje nga takimi në Bruksel

Më: 25 mars 2024 Në ora: 17:51
Shqiprim Pula

Analisti politik, Shqiprim Pula, tha se nuk kishte pritshmëri për ndonjë marrëveshje të mundshme sot në Bruksel sa i përket Rregullores së BQK-së për dinarin serb.

Pula tha se kjo temë është çështje e brendshme dhe nuk është dashur as të diskutohet në Bruksel.

“Nuk është dashur të jetë temë për Bruksel por fatkeqësisht që një pjesë e akterëve ndërkombëtarë të cilët sikur kanë agjenda të caktuara shtynë përpara edhe tema që janë në konotacion të brendshëm, të Republikës. Në këtë kuptim edhe shkuarja në Bruksel edhe diskutimet atje respekton kurtuazinë ashtu siç i kërkon rregullat ky proces dialogimi por pritshmëritë kanë qenë krejtësisht minimale në kuptim të lëshimit pej për të gjitha detyrimet që dalin nga rregullorja në fjalë. Dhe natyrisht që si një rregullore për republikën duhet zbatuar pa ndonjë kërkesë eksplicite qofshin ato edhe nga emisarët por ja që kjo na ndodhi dhe edhe java që vije edhe java pas, fare pak kam pritshmëri në këtë kuptim”, tha Pula.

Ai tha se Kosova në Bruksel shkon “e lënduar” pasi sipas tij unioni nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe nuk është e barabartë në tavolinë.

“Natyrisht, fakti që Unioni Evropian nuk e ka njohur statusin politik dhe juridik të Kosovës, qasja e saj në të shumtën e rasteve ka qenë qasje jo e duhur, jo e barabartë si dhe kur palët ulen në dialog janë të barabartë, dhe në këtë drejtim Kosova ka çaluar sepse nuk është njohur nga unioni evropian dhe në këtë kuptim ne që në fillim kemi rrugëtuar të lënduar në këtë proces duke mos qenë të njohur në eksizstencën tonë si Republikë”, u shpreh Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat